Videoja e vitit 1911 me titull 'Një udhëtim nëpër qytetin e New Yorkut' është rikthyer në jetë më shumë se njëqind vjet më vonë nga inteligjenca artificiale.
Sekuencat nga një kompani suedeze për prodhimin e filmave me pamjet bardh e zi janë rikthyer të krijuara në një version të ngjyrosur dhe më të mprehtë të filmit bardh e zi, njofton Klan Kosova.
Klipi prej tetë minutash kthen shikuesit përsëri në kohë në Statujën e Lirisë, Battery Park, Portin e New Yorkut dhe ndërtesën e famshme të Flatironit në Fifth Avenue.
Denis Shiryaev postoi videon e re në faqen e tij, e cila tani është në cilësi 4K me 60 korniza për sekondë, shkruan Daily Mail.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=hZ1OgQL9_Cw&feature=emb_logo
●●●
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.