Ekipi i xhudos nga Panama po vazhdon të qëndrojë në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë ku po zhvillohen stërvitjet bashkë me kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi dhe xhudistët e tjerë të Kosovës.
Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë me dije se do të presin ende garues të tjerë nga shumë vende.
"Përgjatë muajit do i presim edhe rreth 100 garues nga 15 shtete, duke forcuar më tej rolin e xhudos si një mjet i fuqishëm për nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar", thuhet në njoftim.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.