Është kompania Panasonic e cila ka debutuar në treg me linjën e televizorëve inteligjent, Viera Smart TVs.
Këta televizorë përdorin sistemin operativ Firefox për telefona të mençur dhe tableta.
Ndër televizorët e parë të lansuar janë CR850, CR730 dhe CX800. Mozilla ka deklaruar se këto pajisje do të jenë të disponueshme kudo në tregun botëror në muajt e ardhshëm.
Duke u bërë pjesë e tregut të televizorëve, Mozilla po renditet si një konkurrente ndaj sistemeve të tjerë operativ për televizorët që ekzistojnë sot në treg.
FirefoxOS u lansua në prill të vitit 2013 si një alternativë ndaj sistemeve Android dhe iOS. Kjo platformë është e bazuar në Linux dhe me anë të saj Mozilla ofron mbështetje për platformat me kod të hapur ueb ku përfshihen dhe aplikimet HTML5, JavaScript etj. Ky sistem operativ është dizenjuar plotësisht për të shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë ueb. Mozilla premton se zhvilluesit do të kenë mundësi të dizenjojnë aplikacione duke iu përmbajtur standarteve ueb dhe më pas ti transmetojnë ato dhe në platforma të tjera.
Televizorët Panasonic përdorin një version të modifikuar të Firefox OS të dizenjuar për ekranet e mëdhenj. Ky version përfshin karakteristikat standarte si dhe akses në dyqanin e aplikacioneve Firefox dhe shfletuesin Firefox.
https://www.youtube.com/watch?v=9HZme53vjOs
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.