Banorët e fshatit Roganë të Kamenicës, vend ky i lindjes së lojtarit Donat Rrudhani kanë vendosur një pankartë me fotografinë e tij, pas suksesit që ky pati me Kombëtaren e Kosovës.
"Na ndihemi krenar me paraqitjet dhe cilësitë e Donatit edhe mundohemi me përcjell gjithë kur ka ndeshje", ka thënë Patriot Fazliu, banor i fshatit.
Fakti që ky doli nga fshati i tyre, po i gëzon shumë banorët, njofton Klan Kosova.
"Jena krenar katuni krejt, aj u rritë këtu”, ka thënë një banor.
Ky debutoi zyrtarisht në Kombëtaren e Kosovës në qershor të këtij vitit, duke luajtur në dy ndeshje të Kosovës, kundër Irlandës së Veriut dhe Greqisë.
https://www.youtube.com/watch?v=w8mK8G0-gEU
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.