Anthony Joshua ka vendosur të caktojë rimeç me Wladimir Klitschkon, ka bërë të ditur organizatori i meçit, Eddie Hearn.
Joshua në muajin prill arriti fitoren më të madhe në karrierë, duke e mundur Wladimir Kltischkon, për të prekur majat e boksit në peshat e rënda.
Por, përkundër dy humbjeve në dy luftërat e fundit (Tyson Fury dhe Anthony Joshua), Klitschko nuk e ka ndërmend të largohet nga boksi, jo së paku pa e organizuar edhe një meç me anglezin 27 vjeçar.
“Ne jemi duke shikuar gjitha qytetet potenciale për këtë rimeç, kjo luftë do të ndodh”, ka deklaruar promotori Eddie Hearn.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.