Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka organizuar takim me kryetarët e shoqatave sindikale.
Në këtë takim u diskutua për rritjen e pagave, pagën e 13-të si dhe organizimin e protestës për 1 Maj.
Me këtë rast, kryetari Jusuf Azemi, iu është drejtuar mediave pas takimit.
Azemi dha detaje rreth vendimeve që janë ndërmarrë aty.
"Është marrë vendim, nëse nga 1 korriku punëtorët teknikë të Prishtinës nuk e kanë kontratën me pagën 600 euro, do ta lëshojnë vendin e punës në mënyrë kolektive", theksoi ai para opinionit publik transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.