Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen, është shprehur se kongresi duhet të adresojë tavanin e borxhit deri më 5 qershor.
Ajo ka thënë se nëse kjo nuk ndodh, atëherë Departamenti i Thesarit i ShBA-së nuk do të ketë fonde të mjaftueshme për të paguar të gjitha detyrimet e vendit plotësisht dhe në kohë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Bazuar në të dhënat e fundit të disponueshme, tani vlerësojmë se Thesari do të ketë burime të pamjaftueshme për të përmbushur detyrimet e qeverisë nëse Kongresi nuk e ka ngritur ose pezulluar kufirin e borxhit deri më 5 qershor", ka thënë ajo.
Kjo vjen, derisa presidenti amerikan, Joe Biden dhe republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve vazhdojnë përpjekjes për një marrëveshje për të adresuar tavanin e borxhit përpara se ShBA të mos mund të paguajë detyrimet e saj, gjë që do të shkaktonte kërdi në ekonominë globale dhe sistemin financiar.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.