Në Qendrën Korrektuese të Dubravës u parandalua futja e kontrabandës, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe konfiskuan një telefon Samsung, një SIM dhe dy kabllo mbushëse.
Vizita u anulua dhe ndaj vizitorit u ndërmorën masat ligjore, ndërsa Shërbimi Korrektues njofton se kontrollet dhe masat e sigurisë do të vazhdojnë, transmeton Klankosova.tv
"Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.
Gjatë kontrollit të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, është gjetur dhe është konfiskuar një telefon mobilë Samsung, një SIM Card dhe dy kabllo mbushëse. Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi", njoftoi ShKK. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.