Në Lojëra Europiane sportistët kosovarë kryesisht përfunduan garat në xhiron e parë.
Edhe notuesja Melisa Zhdrella, të martën, nuk arriti të ngjitet më lartë se vendi i 34 në Baku, transmeton Klan Kosova.
Më së shumti arriti karateisti Alvin Karaçi duke u renditur i katërti.
Megjithatë suksesi nuk po u mungon kosovarëve që po paraqiten nën falurin e Gjermanisë, transmeton Klan Kosova.
Boksierja Azize Nimani të martën depërtoi në gjysmëfinale në kategorinë deri në 54 kilogram duke e mundur 3:0 moldaven, Iulia Coroli.
Në këtë fazë, por te meshkujt ka kaluar edhe Kastriot Sopa pasi eliminoi Uellsianin Dean Ualsh.
Të dy këta shqiptar tashmë i kanë të siguruara medaljet e bronzta.
Kronikë nga Naim Selmani.
https://www.youtube.com/watch?v=WZC6vS6_iCE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.