Shiriti u pre e shumë fotografi u shkrepën në përurimin e çerdhes së Xërxës në dhjetor të vitit 2022.
Por, fëmijët që ishin prezent në këtë fshat të Rahovecit, nuk ia panë hairin kurrë gëzimit të asaj dite, raporton Klan Kosova.
Ndonëse u bë për ta, objekti nuk u funksionalizua kurrë, meqë Ministria e Arsimit nuk i pajisi me invertar as këtë çerdhe e as dy të tjera të këtij lloji, në Krushë e Ratkoc.
“Nuk është problemi tek ne sepse ne si komunë e kemi kryer pjesën tonë të obligimit, bile ne kemi hapur edhe konkursin, kemi realizuar rekrutimin e 16 edukatoreve të cilat do të punojnë në ato çerdhe”, ka thënë Avni Morina, drejtor i Arsimit në Komunën e Rahovecit.
Komunarët thanë se po përballen me ankesa të vazhdueshme nga prindërit, të cilëve po u duhet të bëjnë kilometra rrugë për të dërguar fëmijët në çerdhe të tjera.
Në lidhje me këtë çështje, ndonëse provoi gjatë gjithë ditës, televizioni Klan Kosova nuk arriti të marrë një përgjigje nga dikasteri qendror i Arsimit.
https://www.youtube.com/watch?v=9TYCAuX_-9E
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.