Artistja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku ka thyer heshtjen për herë të parë, duke treguar vështirësitë e saj.
Ajo ka folur për jetën e saj si e pastrehë, varfërinë dhe spekulimet se ka abuzuar me drogë, transmeton klankosova.tv.
Tiron Alili, në emisionin “Kosova Today”, foli për intervistën e Parashqevi Simakut.
“Parashqevia vendosi të vijë si një engjëll para neve, por ajo nuk foli, ajo dha vetëm anën e mirë të Amerikës, nuk e tregoi atë smirën, atë urrejtjen e madhe që e drejtuan drejt asaj rruge”, tha Alili.
“Parashqevia tha se nuk më merrte malli për djalin”, tha tutje Alili.
Kjo deklaratë e Simakut ngjalli pikëpyetje nëse ajo nuk është mirë psiqikisht.
Por për të kuptuar më shumë rreth historisë prekëse së artistes së madhe shqiptare, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=-QdikC_srF4
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.