Atdheun nuk e patën ndërmend veç kur ia mësynë atij për pushime, verës.
Bile, për para, vendlindja e familja që iu jeton në Kosovë, mërgimtarëve iu kujtua goxha shpesh sivjet.
Veç gjashtë muajt e parë të këtij viti, ata dërguan 632 milionë e 900 mijë euro, 77.5 milionë më shumë se periudhën e njëjtë të 2022-ës, njofton Klan Kosova.
Remitencat më të shpeshta u regjistruan nga Gjermania, por nuk munguan as nga Zvicra e Amerika.
Kjo shumë mund gati të katërfishohet nëse llogariten edhe paratë që ata lënë gjatë pushimeve në Kosovë, tërë vitin.
https://www.youtube.com/watch?v=mM_yN-Rz2ks
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.