Qeverisë suedeze i është dhënë kompetenca e jashtëzakonshme për të parandaluar sa më shpejt përhapjen e koronavirusit edhe pa miratimin paraprak parlamentar.
Ligji i ri i jep qeverisë së udhëhequr nga Socialët Demokratët mundësinë për të mbyllur përkohësisht bizneset, të kufizojë tubimet publike ose të mbyllë portet dhe aeroportet, si dhe një numër masash të tjera, njofton Klan Kosova.
"Është e rëndësishme që qeveria të ketë qasje në më shumë mjete në luftën kundër koronavirusit nëse ato dëshmohen se janë të nevojshme", tha deputetja Kristina Nilsson parlamentit gjatë një debati të enjten.
Pas kundërshtimeve nga partitë opozitare, projektligji u ndryshua në mënyrë që nëse qeveria vendos të zbatojë ndonjë masë shpejt pa kaluar në parlament, ligjvënësit mund të votojnë për të hequr masën nëse e gjykojnë të panevojshme. Dhe qeveria ka për qëllim vetëm të përfitojë nga kompetencat e saj të reja nëse masat e reja janë aq urgjente sa që nuk mund të presin miratimin paraprak parlamentar, shkruan The Local Sweden.
Ligjet e reja hyjnë në fuqi më 18 prill dhe zgjasin deri në fund të qershorit.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.