Drejtues të klubit nga Skënderaj kanë fajësuar gjyqtarin e këtij takimi, Agim Lumi i cili sipas tyre ka anuar për skuadren tjetër.
Arsye për këtë është se në klubin e volejbollit Theranda luan djali i tij Artan Lumi thonë zyrtarët e Drenica-R&rukolli.
“Gjyqtari gjatë të gjitha seteve të luajtura referoi në disa raste që e dëmtuan skuadrën tonë në 7-8 pikë për set.”
E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur para zyrtarëve të Federatës së Volejbollit.
Drenica-R&rukolli ka kërkuar nga Federata që të përsëris ëshë njëherë këtë ndeshje, të merren masa ndëshkuese ndaj gjyqtarit Agim Lumi dhe që ky gjyqtar të mos referojë asnjëherë në ndeshjet e tyre.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.