Ftesat ua dërguan nëpër adresa e derën ua hapën paraditen e së premtes.
Por, pragu i zyrave të Shoqatës së të ish-burgosurve politikë, nuk u shkel nga asnjë mysafir, raporton Klan Kosova.
Tema e diskutimit, që e caktoi kjo shoqatë bashkë edhe më ato të luftës, nuk e joshi asnjë përfaqësues të partive politike, andaj tryeza me tematikë “Konstituimi i institucioneve qendrore – zgjidhja e ngërçit politik” dështoi.
Klan Kosova u ka dërguar pyetje zëdhënësve të këtyre subjekteve për arsyet e mospjesëmarrjes në takim, por asnjëri nga ta nuk ka kthyer përgjigje. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=_q3zjEjkvjc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.