Asaj që i frikohej më së shumti ndodhi. Naim Pacolli, nga Prishtina pronar i makinës që të dielën pasdite u nxor nga uji, me tri kufoma në të, nuk preferonte të udhëtonte me krejt familjen nga Norvegjia ku jeton nga frika se në rast aksidenti të mos pësojnë të gjithë.
Ai me familjen 4 anëtarësh ra në lumin Lepenc tek Tuneli i Parë në Maqedoni të Veriut, teksa po kthehej në vendlindje pasi mori gruan me dy djemtë në Aeroportin e Shkupit, të shtunën pasdite.
Lumi i rrëmbeu teksa deri të dielën pasdite rezultuan të zhdukur, e familja e nuk di shumë si erdhi deri te aksidenti që besohet se të dyja veturat ishin në tejkalim kur ndodhi aksidenti. Burri dhe gruaja M.P me vete kishin edhe të birin e mitur E.P dhe tjetrin 21 vjeçar Sh.P.
Ky i fundit për fat të mirë i mbijetoi aksidentit dhe është në Spitalin "8 shtatori" në Shkup, në gjendje stabile. Rryma e fortë e ujit vështirësoi intervenimin e shpejtë, çka vunë re edhe dëshmitarët.
Në aksionin e kërkim shpëtimit u angazhuan policia, ushtria e ekipe vullnetarësh nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=uR7ZuwYKhGc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.