Edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Ava Max, është sulmuar derisa ishte duke performuar në skenë.
Ajo sot kishte një koncert në Los Angeles dhe derisa ishte duke kënduar një person u ngjit në skenë dhe e goditi atë në fytyrë.
Këngëtarja menjëherë e ka ndalur performancën e saj duke u larguar. Ajo me një shkrim në Twitter është shprehur se është lënduar nga personi në fjalë.
"Më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më kurrë në një shfaqje, faleminderit fansave që ishin spektakolar sonte në LA!!", ka thënë Ava Max.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
Ava Max gets injured on stage after a fan “slapped” her. pic.twitter.com/BLVbXAhawE
— Pop Crave (@PopCrave) June 21, 2023
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.