Komediani i njohur Pete Davidson ka filluar njohjen me modelen e famshme Emily Ratajkowski, ndërsa thuhet se dyshja janë në prag të nisjes së një romance.
Bazuar në burimet e afërta të dyshes, ata jo vetëm që “po takohen me njëri-tjetrin”, por edhe kanë një simpati të madhe që po i mban “bashkë”, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
Davidson së fundmi ishte i lidhur me Kim Kardashian. Çifti u lidh për herë të parë romantikisht në tetor të vitit 2021, përpara se të ndaheshin në gusht të vitit 2022, pas nëntë muajsh lidhje.
Ndërkohë, Ratajkowski ishte e martuar me Sebastian Bear-McClard për katër vjet, përpara se ajo të aplikonte për divorc në shtator të vitit 2022. Ata kanë djalin 20-muajsh që e pagëzuan me emrin Sylvester.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.