Pas mohimit të thashethemeve për romancë, miqtë Martin Short dhe Meryl Streep kanë darkuar së bashku këtë javë!
Aktorët 73 dhe 74 vjeçarë shkuan në Giorgio Baldi për darkë të mërkurën mbrëma në Santa Monica të Kalifornisë. Ata dolën nga restoranti së bashku pas vaktit të tyre, ku u fotografuan duke buzëqeshur.
Pasi u panë duke u shoqëruar në Golden Globes muajin e kaluar, fansat e tyre menduan se ishin në lidhje, por përfaqësuesi i Martinit i mohoi thashethemet.
Në tetor të vitit 2023, u zbulua se Meryl dhe burri i saj Don Gummer ishin ndarë për 6 vjet. Ata kanë katër fëmijë.
Bashkëshortja e Martinit, Nancy, ndërroi jetë tragjikisht në moshën 58-vjeçare në vitin 2010. Ajo po luftonte me kancerin e vezoreve.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.