Pas një mosmarrëveshje mes disa personave në Vushtrri është shkrepur edhe arma.
Për këtë policia ka arrestuar një person të dyshuar duke ia konfiskuar armën, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Paradite në Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka arrestuar një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë. Nuk raportohet për të lënduar”.
Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.