Kim Kardashian dhe aktori Pete Davidson mesa duket i kanë dhënë fund lidhjes së tyre sipas një burimi shumë të afërt me çiftin,
Sipas raportimeve, arsyeja e ndarjes besohet se ishte distanca e largët, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Marrëdhëniet në distancë janë të vështira, edhe për njerëzit e famshëm.
Burimi i paidentifikuar që foli për E entertainment tha se çifti ka "shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin" dhe se distanca "e bëri vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje".
Kim ishte në të gjitha lajmet disa ditë më parë kur mori avionin e saj privat për të vizituar lepurushin e saj Hunny, Pete Davidson, në Australi ku ai po xhironte një film.
Ndërkohë, Kim është gjithashtu e zënë me promovimin e markës së saj, duke qenë ambasadore për shumë kauza dhe marka të tjera, por më e rëndësishmja duke rritur katër fëmijët e saj North, Psalm, Chicago dhe Saint.
Ka ende shumë për të ditur se si përfunduan gjërat dhe nëse do të ketë ndonjë pajtim pasi Pete të ketë përfunduar xhirimet e filmit dhe të kthehet në Los Angeles ose Nju Jork.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.