Vetëm nga një rast i vdekjes nga koronavirusi ishte shënuar në muajt maj dhe qershor.
Mirëpo, pas një kohe të gjatë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në 24 orëshin e fundit ka regjistruar tre viktima nga COVID-19.
Një 70 vjeçar nga Vitia dhe një 78 vjeçare nga Istogu vdiqën gjatë trajtimin në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive, të dy këta të vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer, por me sëmundje kronike dhe gjendje të rënduar.
Ngjashëm edhe një 76-vjeçar nga Gjakova i imunizuar, i cili ishte duke u mjekuar në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv.
Anesteziologu Shaqir Uka tregon se kjo ka qenë e pritshme për shkak se edhe shifrat e të infektuarve po rriten, njofton Klan Kosova.
Ndaj, si nga mjekët ashtu edhe nga i pari i shëndetësisë, Rifat Latifi, po bëhet thirrje për kujdes dhe vaksinim.
Kështu duke e përfillur edhe rekomandimin e fundit, atë të imunizimit me dozën e katërt për moshat mbi 60 vjeç.
Aktualisht në QKUK dhe Spitale Rajonale po trajtohen 32 pacientë të konfirmuar me koronavirus, nga ta 19 të imunizuar me dy doza dhe katër të tjerë me 3 doza.
https://www.youtube.com/watch?v=mO4j7j86Qxw
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.