Distria Krasniqi pas pak do të ndeshet në gjysmëfinale me Urantsetseg Munkhbat, në kuadër të Lojërave Olimpike "Tokyo 2020" .
Lufta do të zhvillohet me fillim nga ora 10:00.
Në përkrahje të saj në palestër të pranishëm janë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye me presidentin Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentin Gazmend Maxhuni, përfaqësuesit nga Ambasada e Kosovës në Japoni, si dhe ekipi i xhudos.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.