Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se qyteti i tij është hequr nga karantina.
Por, pas 21 ditësh Ferizaj do t’i hapë kufijtë e vet administrativë me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës, njofton Klan Kosova.
Edhe kur Ferizaj kryesonte listën e komunave me më shumë të prekur nga koronavirusi, Aliu kishte kërkuar heqjen e karantinës.
Por, tani që ndodhi ai kërkon nga bashkëqytetarët e tij që kujdesi të vazhdojë njëjtë.
“Ferizaj doli nga karantina, kujdesi duhet të vazhdojë. Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn. Kryeqyteti ekonomik i Kosovës - Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.