Pak ditë pas raportimit të Klan Kosovës, të mërkurën, kanë filluar punën ekskavatorët dhe kamionët për largimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Topliçan të Lipjanit.
Për situatën e rënduar me mbeturina, banorët e fshatit kishin protestuar ditë më parë, pasi që kërkesat e tyre për kohë të gjatë nuk ishin marrë parasysh.
Por, tek pas raportimit të televizionit, ky ambient pritet të marrë pamje të re me largimin e deponisë.
Gjendja e kësaj hapësire ka qenë e mjerueshme dhe banorët kishin shprehur kritika e akuza të shumta. /Klankosova
https://www.youtube.com/watch?v=-0Fo1AoXnZw
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.