Një burrë është arrestuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Kjo pasi sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë, transmeton Klankosova.tv.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19 qershor rreth orës 21:39.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.