Një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava, Ipeshkvi Dodë Gjergji, dhe pastori i kishës protestante të Kosovës, Artur Krasniqi prej atje uruan që ish krerët të kthehen sa më parë në vendlindje, njofton Klan Kosova.
Prej atje të njëjtit dhanë edhe mesazhin e bashkimit, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.
“Cilado ndasi që mund t’i kenë të mund të jenë të bashkuar dhe të gjejnë rrugën e përbashkët për ta quar jetën, vendin dhe familjen para”, thanë ata.
https://www.youtube.com/watch?v=9XfyZFVUUBo
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.