Ndër masat e reja në Mbretërinë e Bashkuar është edhe ajo se njerëzit që vijnë në vend do të duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë për të parandaluar sjelljen e Covid-19 nga jashtë.
Qeveria ka sqaruar këtë mëngjes se kjo vlen për të gjitha llojet e mbërritjeve - jo vetëm në aeroportet, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Tashmë ajo ka treguar që njerëzit që vijnë nga Republika e Irlandës do të përjashtohen - dhe kjo gjithashtu vlen tani për ata t që vijnë nga Franca.
Kryeministri Boris Johnson nuk specifikoi se kur do të zbatohen masat, por tha se masat e karantinës po vijnë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.