Pasagjerët në një fluturim të AirAsia Thailand nga Bangkoku në Phuket kapën video të një skene si nga filmat: një gjarpër në aeroplan.
Një video që u bë virale në TikTok tregon një stjuard duke u përpjekur të kapë gjarprin e vogël që rrëshqet në majë të koshit të sipërm.
Ai fillimisht përpiqet ta bëjë gjarprin të rrëshqasë në një shishe plastike, por përfundon duke përdorur shishen për ta shtyrë zvarranikun në qesen e najlonit.
Phol Poompuang, kreu i sigurisë së korporatave të AirAsia Thailand, konfirmoi incidentin në bordin e fluturimit FD3015, i cili u nis më 13 janar nga Aeroporti Ndërkombëtar Don Mueang në Bangkok.
Stjuardesat u njoftuan përpara uljes në Phuket pasi një pasagjer vuri re një gjarpër të vogël në pjesën e sipërme të bagazhit, tha Phol në një deklaratë të dhënë për CNN. "Ekuipazhi i AirAsia ishte i trajnuar mirë për të trajtuar një ndodhi të kësaj natyre dhe zhvendosi pasagjerët nga zona si një masë paraprake".
Phol shtoi se aeroplani u inspektua pas uljes për t'u siguruar që nuk kishte zvarranikë të tjerë.
"Sipas procedurës standarde për një incident të kësaj natyre, avioni iu nënshtrua një pastrimi të thellë dhe tymosjeje përpara se të rifillonte operacionet", sqaroi Phol, duke shtuar se zbulimi i gjarprit ishte "një incident shumë i rrallë".
https://www.youtube.com/watch?v=JVqsasbC1cA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.