Regjisori Eduard Grishaj ishte i ftuar në “Weekend” në Klan Kosova, ku dha më shumë detaje lidhur me filmin e tij “Pasaporta”.
Ai bëri të ditur se filmi flet për emigracionin dhe histori të vërteta.
“Kjo është një histori e vërtetë, është një njeri i imi që më mori në telefon dhe më tha jam në Meksikë, dhe më bëri përshtypje çfarë bën atje. Dhe më tha se jam duke shkuar në Kanada me pasaportë false, dhe tha që jam me një vajzë, që nuk e njeh, por janë nisur bashkë”, tha Grishaj, transmeton Klankosova.tv
Grishaj potencoi se në filmat e tij i fut edhe pjesë të jetës së tij personale.
“Pjesa që është e jetës sime personale, është episodi për ditëlindjen. Të njëjtën e kam pasur me Arbanën”, tha ai.
Regjisori Grishaj dha mendimin e tij sa i përket Arbanës në aktrim, duke e thënë me shaka se “Arbana i bën të gjitha, por mirë që mos t’i futet aktrimit dhe këngës”.
Ai ka bërë të ditur se turi i radhës për ta promovuar filmin do të jetë në Austri dhe në Romë.
https://www.youtube.com/watch?v=jyl2gYe6Rk4
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.