Diskutimet mes banorëve të rinj të Big Brother VIP Kosova 4 kanë nisur direkt pas përfundimit të spektaklit.
Fokusi në një moment ishte tek Bia Khalifa, Londrimi dhe Shkurta. Kjo e fundit nuk i kuptonte dy banorët se për kë po flisnin.
“Pasha rize e Zotit, pse nuk po folni për Shyhrete Behlulin se nuk e di për çka po folni”, tha ajo duke qeshur.
Londrimi më pas ia ktheu duke i treguar se fjala ishte për Kim Kardashian, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.