Roger Federer ka luajtur në mënyrë perfekte për të arritur fitoren e tretë radhazi ndaj Rafael Nadal, kjo për herën e parë në karrierën e tij.
Me këtë fitore ai ka arritur në rrethin e 1/8 të garës Indian Wells, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Zvicerani, fitoi 6:2, 6:3 ndaj Nadal, vetëm dy muaj pas triumfit të arritur në Australian Open, kur fitoi Grand Slam e 18-të.
Në raundin tjetër ai do të përballet me Nick Kyrgios, që mposhti numrin dy të botës, Novak Gjokoviq me rezultat 6:4, 7:6 (7:3).
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.