Një grua australiane u zgjua më një theks irlandez, dhjetë ditë pasi kishte bërë një operacion për të larguar bajamet.
Angie Yen, një dentiste nga Brisbane, vuri re se zëri i saj kishte ndryshuar në mëngjesin e 28 prillit kur ajo filloi të këndonte nën dush.
Në vend të theksit të saj të zakonshëm Australian, zonja Yen zbuloi se ajo kishte një theks irlandez, transmeton Klan Kosova.
Specialisti i veshit, hundës dhe fytit, i cili kishte mbikëqyrur operacionin e bajameve, e këshilloi atë ta linte trupin të shërohej.
Familja dhe miqtë e zonjës Yen ishin të befasuar dhe kanë menduar se ajo po bën shaka.
Sindroma që ajo kishte zakonisht është rezultat i një goditje në tru, traumës së kokës ose migrenës. Simptomat janë një shtrembërim i modeleve të të folurit dhe me një theks të veçantë.
Disa studime tregojnë se gjendja ndonjëherë lidhet me funksionin motorik në tru, që do të thotë se ndryshimi në të folur është mekanik dhe për këtë arsye nuk mund të lidhet me një theks specifik, por është një shtrembërim i pakontrolluar i modeleve dhe ritmeve të të folurit.
Trajtimi zakonisht përfshin terapi intensive të fjalës për të mësuar theksin origjinal të pacientit.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.