Një vajzë 3-4 vjeçare po vendos dorezat për të pastruar liqenin e Badovcit, së bashku me qytetarë, nxënës, zjarrfikës dhe ushtarë, në një aksion të organizuar nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Përveç brigjeve, pastrimi u zhvillua edhe në ujë me ndihmën e varkave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve, duke arritur deri tek Diga, një nga zonat më të ndotura.
Qëllimi i aktivitetit është të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e burimeve ujore, të cilat furnizojnë Prishtinën dhe disa komuna të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=Eof3QpP8CVc
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.