Të premten në Patrikanën e Pejës u bë shenjtërimi i patriarkut serb, Porfirije, në fronin e këtij institucioni.
Një numër i madh i serbëve, që erdhën edhe me autobus nga Serbia, nuk arritën të hynë as brenda.
E besohet se kallaballëku i madh ishte shkak që një grua pati nevojë për ndihmë mjekësore.
Nëse do të duhej edhe policët kosovarë ishin gati për intervenim, ashtu si edhe pjesëtarët e KFOR-it që ishin aty.
Por, gjithçka shkoi qetë ashtu siç deshi edhe lideri i Kishës Ortodokse Serbe i cili kërkoi paqe mes serbëve dhe shqiptarëve.
E pikërisht këtë manastir, kryepeshkopi serb e cilësoi si shtëpinë më të rëndësishme dhe më të sigurt për serbët.
“Bekim i Zotit mbron të gjitha vendet tona të shenjta në Kosovë dhe Metohi, të cilat janë si një yll në qiellin e verës, mbron Kishën e Krishtit dhe mbron popullin ortodoks serb që të mbijetojë në shtëpinë e tij, sepse Kosova dhe Metohia janë shtëpia e populli serb”, tha Porfirije, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe.
E serbët e Kosovës kanë shpresë se për ta do të kujdeset vet patriarku.
Në këtë ceremoni vend të parë kishin zënë edhe liderët e Listës Serbe, derisa për drekë erdhi me ftesë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
https://www.youtube.com/watch?v=wX3JNsdT8YY
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.