Lojtari i Juventusit Patrice Evra ka thënë se ende nuk e ka marrë vendim për të ardhmen e tij, se a do të qëndrojnë apo të largohet nga radhët e kampionatit të Italisë.
"Ende nuk kam marrë vendim për të ardhmen. Këto dy vjet në Juventus ishin të veçanta... Ne në fund të sezonit do të takohemi me drejtuesit e klubit dhe pastaj do të vendosi nëse do të qëndroj apo jo”.
Evra në Juventus ka ardhur në vitin 2014 nga Manchester United, dhe ka kontratë deri fund të qershorit.
Gazetarët ishin të interesuar dhe çfarë është ngjashmëria mes Juventus dhe Manchester United, transmeton Klan Kosova.
Në të dy ekipet, ai tha se duhet respektuar historinë e klubit. Barazim këtu ose në Manchester është dramë.
Dallimi në mes Juventusit dhe Manchesterit dhe klubeve të tjera është vetëm fanella ka thënë futbollisti francez.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.