Lista e artikujve ishte e gjatë, por asnjë nga zotimet për uljen e çmimeve të tyre nuk u realizua në këto katër vjet qeverisjeje të Albin Kurtit.
Këtë e kanë thënë edhe qytetarët që i vuajnë shtrenjtimet e ushqimeve e artikujve bazikë, e madje disa prej tyre janë shprehur se çmimet janë rritur dyfish më shumë, raporton Klan Kosova.
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për Klan Kosova ka thënë se situata ekonomike është rënduar meqë siç ka thënë ai, pagat nuk janë rritur.
Sipas Gërxhaliut, rritja është si pasojë e tkurrjes së eksporteve në vend dhe u shpreh se në katër vitet e fundit rritja ka qenë prej 50% në vlerat e produkteve.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=NWuOS4Ob6Yo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.