Opozita në Shqipëri ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në gjithë vendin.
Përmes kërkesës dërguar KQZ, PD-ASHM ka shprehur shqetësimin KQZ-së për rreth 130 mijë fletëvotime që mungojnë, shkruan euroneës.al, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu, PD kërkon sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura, të papërdorura e të dëmtuara.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.