Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të PDK-së për shqyrtimin e masave konkrete ekonomike e financiare për adresimin e pasojave të pandemisë Covid-19.
Deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje kanë munguar në këtë seancë. Kështu, kolegët e tyre debatuan shkurt për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja.
Veçse propozimi i shefit të grupit parlamentar të PDK-së që të futet në rend dite ndryshim-plotësimi i buxhetit për këtë vit hasi në kundërshti.
Pas seancës, Bedri Hamza thirri konference ku sqaroi hapat e ardhshëm pas dështimit në tentativën e parë për ta kaluar pakon.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Arbërsha Shpati.
https://www.youtube.com/watch?v=-gzAyHGndPE&feature=youtu.be
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.