Gjashtë orë me rrymë e dy pa të.
Këtë vendim për furnizim me rrymë, PDK-ja e konsideron dështim të plotë të kryeministrit Albin Kurti.
Në një konferencë për medie gjatë ditës, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Bernard Nikaj, kërkoi përgjegjësi e llogaridhënie nga ekzekutivi për, siç tha, paaftësi të menaxhimit të krizës energjetike.
Sipas Nikajt, terri me të cilin po shërbehen qytetarët, është produkt i një dështimi sistematik të menaxhimit të KEK-ut nga ana e qeverisë.
Subjekti më i madh opozitar e konsideron të pafalshme që qytetarët ta mësojnë në mbrëmje se të nesërmen nuk do të ketë energji elektrike.
https://www.youtube.com/watch?v=q3WT5YmziTs
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.