Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë për punën e saj. Madje sipas deputetëve të këtij subjekti, Abelard Tahiri e Blerta Deliu-Kodra, dështimi i ekzekutivit, u vu në pah edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Sipas Deliu-Kodrës, raporti vë theks në veprimet në lidhje me sundimin e ligjit, në reformat në administratën publike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e deri te veprimet e mangëta për të luftuar informalitetin, njofton Klan Kosova.
Shqetësuese sipas saj, mbetet edhe gjuha linçuese që është përdorur ndaj gazetarëve.
Kjo parti po kërkon edhe shkarkimin e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, për të parën e këtij dikasteri thotë se ka bërë skandale të vazhdueshme për të cilat as nuk ka dhënë llogari as përgjegjësi.
Pos Hajdarit, nga kjo parti kanë ankesa edhe për ministrat tjerë të qeverisë aktuale, që pareshtur mungojnë në seancat plenare për të përgjigjur kërkesat që kanë deputetët, gjë për të cilën kërkojnë llogari.
https://www.youtube.com/watch?v=u_NNXujphcM
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.