Ndarja në tri faza e vendimit për targa të banorëve në veri, nga kryeministri Albin Kurti, nuk po përkrahet nga subjekti më i madh opozitar Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas zyrtarit të PDK-së, Bernard Nikajt, shtyrja e këtij vendimi e ka vendosur vendin në një pozicion të pafavorshëm në raportin me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.
Me vendimin e ri që do të jetë në zbatim nga 1 nëntori, parashikohet fillimisht të ketë qortime, e më pas edhe gjoba e targa provuese për të gjithë ata që nuk do t’i konvertojnë tabelat në RKS deri më 21 prill të 2023. E pas kësaj datë, pritet që të mos ketë më lëshime.
https://www.youtube.com/watch?v=3b5hnTqCeLA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.