Në ballë të 77-të karrigeve që u plotësuan, u vendosën fotot e dy ish-kryetarëve të partisë.
Krahas imazheve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, që në ato momente ndodheshin në gjykatoren e speciales në Hagë, duke dëgjuar dëshminë e James Rubin, u pa edhe një monitor.
Në të u shfaqën disa projekte nga kryetari aktual i Zveçanit, Ilir Peci, i cili sërish garon për këtë pozitë, si kandidat i PDK-së.
Për t’i bindur tjerët se e meriton edhe një mandat në këtë komunë veriore të Republikës, ai tentoi t’i josh votuesit e fshatrave shqiptare të kësaj komune, të tubuar këtu në Kelmend, me një gjest që dikur e bënte dikur nëpër tubime të ngjashme fushate ish-kryetari i partisë Kadri Veseli.

Peci gjithashtu kërkoi votë edhe per 17 kandidatët e PDK-së për asamblenë komunale në Zveçan, duke thënë se me ta në Parlamentin e kësaj qyteze, kjo e fundit do të përparojë si kurrë më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=9VZAg8Mwvs0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.