Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, sonte e pati një tubim me qytetarë në Banullë.
Përveç Bujës, promovim atje iu bë edhe pretendentëve për asamble.
Buja u tha lipjanasve se prej kur ky qe në krye të komunës, këto fshatra u lanë pas dore.
Në tubim, Bujës i shkoi edhe vëllai i tij Ramë Buja, dhe deputeti i PDK-së, Artan Behrami.
ky i fundit tha se gjenden para kthimit të PDK-së në të gjitha komunat, dhe se gjenden para kthimit të Bujës në Lipjan dhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Kosovë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=eP5qu5GoXFE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.