Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.
50 me 50 ishte motoja e prezantuar nga ky subjekt politik të shtunën.
Nënkryetarja e kësaj partiem Vlora Çitaku, tha se tani nuk ekzistojnë më tavolina të ndara në mes burrave dhe grave në këtë parti.
“Nuk ka tema të burrave e të grave, vlerat, virtytete e të metat nuk janë gjinore ato janë njerëzore” ka thënë Çitaku.
Për të zbatuar një vendim të tillë, i pari i PDK-së Memli Krasniqi tha se do t'i obligojë të gjitha strukturat për ndarje të barabartë të pozitave udhëheqëse.
“Do të synojmë që listat tona kandiduese te jenë me ligjin për Barazi Gjinore dhe jo me kuotën 30 përqind”
Gratë e mbledhura patën mundësi t'i vënë në pah sfidat e tyre në rrugëtimin profesional, përmes një paneli diskutimesh.
https://www.youtube.com/watch?v=f7ua47u7rMk
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.