Ilir Peci, pas zgjedhjeve të së dielës, pritet të jetë kryetar i komunës së Zveçanit, vend i banuar me shumicë serbe.
Peci në një intervistë për Klan Kosova, tregoi se janë edhe 19 asamblistë shqiptarë shumica prej tyre me mbiemër Peci, kushërinj të tij, raporton Klan Kosova.
Kryetari i ri u zotua se do të punojë njëjtë për të gjithë banorët e Zveçanit.
Ndërsa kushërinjtë e tij, banorë të tre fshatrave të banuara me shqiptarë, Kelmend, Boletin e Zhazhë, kërkuan nga i pari i komunës që sapo të marrë mandatin, të ndryshojë gjendjen në këto fshatra. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/GzJP4hXn4wg
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.