Në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 50 euro për fëmijët autikë.
Kryetari i kësaj komune, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky vendim është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera, transmeton Klankosova.tv.
“Angazhimet tona do të jenë gjithëpërfshirëse për të avancuar pozitën dhe ngritur kualitetin e shërbimeve ndaj kësaj kategorie. Një shoqëri e avancuar përkujdeset për secilën kategori”, ka shkruar ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.