Për 23 vjet ishte çështja më problematike për krejt pushtetet.
E tek këtë të enjte, Ministria e Bujqësisë nxori një Udhëzim Administrativ përmes të cilit synon të vendosë rregull njëherë e mirë për trajtimin e qenve endacakë, raporton Klan Kosova.
Sipas dokumentit të nënshkruar nga ministri Faton Peci, për këtë temë tani topi kalon tek pushtetet lokale. Por, bartja e detyrimeve nga qendra në komuna pa buxhet po del të jetë e kotë.
Qytetarët kërkojnë që me këtë problematikë të merren sa më parë institucionet. Pavarësisht kush e ka obligim, endacakët duhet larguar me patjetër.
Dokumenti që hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, përfshin edhe veprimet dhe sjelljet ndaj qenve që nga momenti i kapjes, izolimit, e deri te adoptimi
. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=KNIqeNxwIRQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.