Pediatri Ismail Lutolli ka thënë se procesi i gjidhënies është një nga faktorët më të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e mbarë të fëmijës.
"Shpesh herë kur flasim për shëndetin e fëmijëve, ose në veçanti të fëmijëve të sapoardhur në jetë, gjithmonë ajo e para që na vjen ndërmend dhe që e ka rolin më të rëndësishëm është procesi i gjidhënies".
Lutolli, i ftuar të shtunën në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova për të diskutuar për rëndësinë e gjidhënies, theksoi se nëse flitet për një nisje të mbarë te një fëmijë i posalindur pa asnjë dyshim procesi i gjidhënies merr rolin kryesor.
Ai ndër të tjera tregon se një nga këshillat që si profesionistë iu ofrojnë nënave lehona, apo atyre në muajt e fundit të shtatzanisë, është që të bëjnë përpjekje në procesin e gjidhënies.
“Këshilla është që të të mundohen dhe të bëjnë përpjekje t’ia dalin në procesin e gjidhënies, nëse dëshirojmë që të kemi nisje të mbarë dhe për fëmijën ta ofrojmë më të mirën e mundshme me rastin e ardhjes në këtë jetë”, u shpreh Lutolli.
https://www.youtube.com/watch?v=FUMNQ5KqNq0
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.