Sahit Berisha nga Dragashi është marrë me sportin e pehlivanëve për 30 vjet rresht.
E tani kur ka mbushur 46 vjet, ai po përkujdeset që përvojën e tij si mundës disavjeçar ta përcjellë tek gjeneratat e reja.
Berisha që është edhe mundësi më i vjetër në Dragash thotë se e përfaqësojë Kosovën në instanca ndërkombëtare duke dalë edhe triumfues.
E tash kur ka më shumë se pesë vjet që u tërhoq nga paraqitjet individuale, ish-pehlivani vlerëson se Kosova ka garues të mirë të këtij sporti.
Të dielën Sahit Berisha po ashtu ndau drejtësinë në disa përballje të Garës së Pehlivanave që u mbajt në malësinë e Dragashit.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.
https://www.youtube.com/watch?v=fEsd4CPF360&feature=youtu.be
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.